Rivotimi në Zhelinë, Hoxha: Personalisht jam për ta lëshuar Qeverinë

Maqedonia

Rivotimi në Zhelinë, Hoxha: Personalisht jam për ta lëshuar Qeverinë

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 10:14
Arjanit Hoxha

Rivotimi në vendvotimin 2107 në Komunën e Zhelinës, mund të çojë në rrëzimin e Qeverisë. Pasi Komisioni i Zgjedhjeve me 6 vota “pro” vendosi që në këtë vendvotim të ketë rivotim, Sekretari Gjeneral i Lëvizjes Besa, tha se ai personalisht është për ta lëshuar Qeverinë.

“Do të flitet në kryesi të partisë. Nëse më pyesni për qëndrimin tim personal, jam për ta lëshuar shumicën”, tha Hoxha.

Hoxha konfirmoi gjithashtu se KShZ-ja ka vendosur pro rivotimit në këtë vendvotim, ndërsa paraprakisht në Facebookun e tij shkruajti:

“Zhelina që ka lind një parti (si Lëvizjen BESA), mund të bëhet edhe Zhelinë që prish një Qeveri!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat