Pas Zaevit, dorëhiqet zyrtari i lartë i LSDM-së

Maqedonia

Pas Zaevit, dorëhiqet zyrtari i lartë i LSDM-së

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 10:27
Goran Sugarevski

Ish-ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugarevski ka dhënë dorëheqje nga funksioni i kryetarit dhe anëtarit të këshillit mbikëqyrës të LSDM-së.

Ai këtë vendim e ka marrë pas humbjes së zgjedhjeve lokale në Prilepi, ku ishte kandidat i LSDM-së.

“Në shenjë të përgjegjësisë morale për shkak të mosuksesit në zgjedhjet lokale, jap dorëheqje”, ka theksuar ndër të tjera Sugarevski përmes profilit të tij në rrjetet sociale.

Ai theksoi se kjo është përgjegjësi dhe se ajo ka për qëllim për konsolidimin e shpejt të subjektit të tyre politik.

Sugarevski deri para zgjedhjeve ishte drejtor i Doganave të Maqedonisë së Veriut, nga ku dha dorëheqje për shkak të garës për zgjedhjet lokale në Prilep. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat