Denari mbetet stabil, sistemi bankar e konfirmoi rezistencën e goditjes pandemike

Maqedonia

Denari mbetet stabil, sistemi bankar e konfirmoi rezistencën e goditjes pandemike

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Denari mbetet stabil – kursi fiks është spirancë kyçe e stabilitetit të ekonomisë së vendit. Rezervat devizore arritën 3,7 miliardë euro në shtator dhe duke pasur parasysh pozitën e mirë të jashtme, presim se do të jenë stabile edhe në vitin 2022 dhe 2023, duke mbajtur mbulim adekuat. Rreziqet e jashtme janë zbutur plotësisht me repo-linjën të cilën Banka qendrore evropiane ia miratoi Bankës popullore, Këto, siç informoi sot Banka popullore, janë disa nga konstatimet e agjencisë për rejting kreditor “Fiç”, të paraqitura në raportin me të cilin parashihet rejtingu kreditor i vendit.

“Në raport është cekur reduktimi i shkallës së interesit në nivelin më të ulët historik dhe pritja e “Fiç”-it për politikë të lehtësuar monetare të Bankës popullore edhe në periudhën në vijim, në mungesë të rritjes së shkallës së inflacionit gjatë vitit të ardhshëm dhe në mungesë të presioneve të mëtutjeshme ndaj tregut vendor devizor. Me atë rast, nga agjencia për rejting kreditor theksojnë edhe se ekonomia e vendit ka histori të inflacionit të ulët dhe të stabilitetit financiar mbështetur nga politikat kredibile makroekonomike dhe financiare, që korrespondon me mirëmbajtjen e suksesshme të kursit stabil devizor të denarit. Në raport theksojnë edhe se, në mënyrë të rrjedhshme, qasja drejt financimit të jashtëm është e volitshme, ndërsa investimet e huaja janë rezistuese”, thuhet në kumtesën e Bankës popullore.

Në të shtohet se nga “Fiç”-i vlerësojnë se sektori bankar e mirëmbajti bazën e fuqishme, edhe përkundër goditjes pandemike dhe heqjes graduale të masave të sektorit financiar për “lehtësim” të barrës financiare të amvisërive dhe ndërmarrjeve. me atë rast, ceket se sistemi bankar, në mënyrë adekuate është i kapitalizuar dhe fitimprurës.

Sipas Bankës popullore, në raport është cekur edhe ajo se shtyrja e pagesës së kredive ishte pothuajse përfunduar tërësisht në tremujorin e parë të këtij viti, kjo na çoi deri te rritja më e konsiderueshme e kredive jofunksionale. Njëherit, thonë nga Banka popullore, në raport me fundin e vitit të kaluar, shkalla e kredive jofunksionale u rrit për vetëm 0,1 pikë procentuale dhe më 30 qershor të këtij viti paraqet 3,4 për qind, siç ishte parashtruar nga agjencia për rejting kreditor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat