Ku po i kalon këto ditë Zoran Zaevi?

Maqedonia

Ku po i kalon këto ditë Zoran Zaevi?

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 13:39
Zoran Zaev

Kryeministri i dorëhequr, Zoran Zaev ditëve të fundit është në qendër të vëmendjes të medias vendore dhe ndërkombëtare.

Por ai që nga fundi i javës së kaluar i është shmangur fokusit të mediave. Çfarë po ndodhë me të dhe ku po qëndron pas dorëheqjes së dhënë nga posti i kryeministrit, por edhe nga lidershipi i LSDM-së?

Një bashkëpartiak i tij theksoi se Zaev ditëve të fundit po qëndron në Strumicë dhe se sigurisht është në rrjedhë të të gjitha zhvillimeve që po ndodhin, por duke kryer detyrat si kryeministër i vendit.

Siç mësohet gjatë ditës së nesërme ai pritet të ketë një dalje para mediave, për të shpjeguar veprimet e mëtejshme, pas dorëheqjes së deklaruar.

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski theksoi se të hënën presin që Zaev të deponoj në Kuvend dorëheqjen, në rast të kundërt do të votohet mocioni i mosbesimit të Qeverisë së tij. Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi dorëheqjen që në fushatën e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, ku ai deklaroi se nëse humb Shkupin do të dorëhiqet nga detyra. Por ai këtë e konfirmoi natën e 31 tetorit, kur humbi kryeqytetin, por edhe shumë komuna tjera, që konsideroheshin bastione të socialdemokratëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat