Arrestohen tre shtetas serbë në pikën kufitare Tabanoc

Maqedonia

Arrestohen tre shtetas serbë në pikën kufitare Tabanoc

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Policia në vendkalimin kufitar Tabanoce ka ndaluar tre shtetas serbë.

Nën dyshimin se posedojnë teste të rreme PCR për Covid-19, njoftojnë nga MPB.

Ata u arrestuan dje rreth orës 15:45 teksa tentonin të kalonin kufirin.

Pas arrestimit, siç njofton MPB-ja, shtetasit serbë u janë dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat