OBRM-PDUKM: Zaevi një herë të vetme ta mbajë fjalën dhe të jep dorëheqje

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaevi një herë të vetme ta mbajë fjalën dhe të jep dorëheqje

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 10:44
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, kërkon që kryeministri Zoran Zaev, ta mbajë premtimin e tij dhe të jep dorëheqje.

Nga kjo parti thonë se Zaevi në vend që të jep dorëheqje, fshihet nga opinioni.

“Derisa ai fshihet, njerëzit e tij bëjnë presion mbi deputetët të cilët do ta rrëzojnë qeverinë. Presionet e Zaevit nuk japin fryt, populli i mundi njëherë presionet e tij më 31 tetori, do t’i mund sërish”.

“Sa më shumë LSDM bën presion dhe kërcënohet, aq më shumë populli zgjohet dhe e dënon”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Kjo parti i fton deputetët e LSDM-së që nuk pajtohen me politikat e Zaevit, ta mbështesin votëbesimin e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat