Nikollovski: Komunat ta ndjekim shembullin e qeverisë për përdorim të arsyeshëm të mjeteve buxhetore

Maqedonia

Nikollovski: Komunat ta ndjekim shembullin e qeverisë për përdorim të arsyeshëm të mjeteve buxhetore

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 16:00
Ljupço Nikollovski

Kabineti i zëvendëskryeministrit, Ljupço Nikollovski u bën thirrje kryetarëve të sapo zgjedhur që ta ndjekin shembullin e qeverisë për marrjen e vendimeve për rregullimin e mënyrës së përdorimit të automjeteve zyrtare dhe shpenzimet për shërbime hotelerike për takime pune.

Njësitë lokale, thuhet në njoftimit e kabinetit të Nikollovskit, mund ta bëjnë këtë përmes këshillave komunale me miratimin e akteve të posaçme me çka do të kufizojnë përdorimin e automjeteve zyrtare dhe mjetet financiare.

“Me propozim të kabinetit të zv.kryeministrit Nikollovskit, sivjet u miratuan dy vendime që kufizojnë përdorimin e automjeteve zyrtare dhe shpenzimet për takime pune në objekte hotelerike. Këto dy vendime kanë të bëjnë për përdorim racional dhe transparent të mjeteve buxhetore”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, vendimi për rregullimin e përdorimit të automjete zyrtare po zbatohet dhe çdo automjet zyrtar për punonjësit miratohet nëpërmjet procedurës./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat