Shahpanska: Ndryshimet e propozuara të menysë në çerdhe janë kyçe për zhvillimin e fëmijëve

Maqedonia

Shahpanska: Ndryshimet e propozuara të menysë në çerdhe janë kyçe për zhvillimin e fëmijëve

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 16:35
Shahpanska

Grupi i punës për revidimin e Rregullores për standarde për ushqim në çerdhe sot në Ministrinë e Punës dhe Politikë Sociale mbajti takim pune.

Në takim të cilin e hapi ministrja, Jagoda Shahpasnka u diskutua për ndryshimet e propozuara për menynë në çerdhet e fëmijëve.

“Anëtarët e grupit të punës konstatuan se është e rëndësishme që ushqimi të ketë vlerë energjike dhe ushqyese të përshtatshme për moshën dhe nevojat e fëmijëve. Në këtë drejtim, duke iu referuar analizave të ushqimit dhe vlerave ushqyese, ata vlerësojnë se ndryshimet në ushqimin në çerdhe janë të domosdoshme”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.

Grupi i punës rekomandon më shumë fruta dhe perime të freskëta, por edhe ushqimet e konservuara të zëvendësohen me të ngrira. Nga përdorimi duhet të hiqen mishin i konservuar si dhe ëmbëltuesit artificial si keçapi dhe majoneza dhe në vend të margarinës të përdoret përdorimi i puterit dhe vajit.

Sipas ministres Shahpanska, ushqimi i fëmijëve luan rol kyç në shëndetin e tyre.

““Shumëllojshmëria e ushqimit dhe marrja e vakteve të shëndetshme te fëmijët në arsimin parashkollor është vendimtare për zhvillimin e tyre të mirëfilltë të fëmijës, sepse përmes saj marrin energjinë e nevojshme për të mësuar dhe lojë, karakteristikë e moshës së tyre”, tha Shahpanska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat