Nikollovski deklarohet për bastisjet në shtëpinë e deputetit të VMRO-DPMNE-së

Maqedonia

Nikollovski deklarohet për bastisjet në shtëpinë e deputetit të VMRO-DPMNE-së

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 14:27
Ljupço Nikollovski

Dita e sotme filloi me informacionin se shtëpia e deputetit të VMRO-DPMNE-së është bastisur nga Policia Financiare.

Për këtë, u pyet Kabinetin e zëvendëskryeministrit për luftim të korrupsionit, Ljupço Nikollovski.

“Muajin e kaluar në kabinetin tim ka arritur parashtresë/kallëzim nga Komuna e Dellçevës për kalim të dyshuar të pronës. Bëhet fjalë për shitje të tokës nëpërmjet transaksioneve të dyshimta me mjete parash mes EVN Elektranat e Maqedonisë dhe më shumë personave fizik. Parashtresa është shqyrtuar në mënyrë të detajuar dhe materialet e dorëzuar për ekzistim të indikacioneve për përvetësim të milionave të paligjshme nga grupet të organizuara. Me qëllim të veprimit të mëtutjeshëm, i gjithë materiali që arriti në kabinetin tim është dorëzuar menjëherë te institucionet përkatëse në këtë rast Drejtoria e Policisë Financiare”, thanë nga Kabineti i Nikollovskit.

Sulmi ka ndodhur në ditën ku në Kuvend është caktuar seancë për votim të mosbesimit të Qeverisë, me çka Jaulleski në shkrim porositi se sot “do të bjerë regjimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat