Grubi: Kastriot Rexhepi ka orientim pro-perëndimor

Maqedonia

Grubi: Kastriot Rexhepi ka orientim pro-perëndimor

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 15:57
Artan Grubi

Artan Grubi nga BDI, është deklaruar në lidhje me zhvillimet e fundit në vend. Ai konkretisht ka folur për vendimin e deputetit Kastriot Rexhepi, për të mos mbështetur iniciativën për rrëzimin e Qeverisë.

Në një deklaratë për media Artan Grubi, tha se e njeh mirë Kastriot Rexhepin, duke shtuar se “zemra e tij flenë Washington dhe Bruksel”.

“Sot në Kuvend ka dy reshtime, një që është pro-perëndimor dhe një që na sjell drejt izolimit. Deputetët duhet të përcaktohen nëse janë pro zhvillimit dhe stabilitetit, ose janë për pasiguri”.

“Kastriot Rexhepin e njoh mirë, e kam pasur koleg në Ambasadën e Holandës, ka qenë gjithmonë i orientuar drejt NATO-s dhe SHBA-ve, pra zemra e tij fle në Bruksel dhe Washington”, tha mes tjerash Grubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat