Apasiev komenton mos-prezencën e Rexhepit: Opozita duhet të radikalizohet

Maqedonia

Apasiev komenton mos-prezencën e Rexhepit: Opozita duhet të radikalizohet

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 21:30
Dimitar Apasiev

Kreu i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev është deklaruar në lidhje me mos-prezencën e deputetit Kastriot Rexhepi në Kuvend.

 Apasiev thotë se video e Rexhepit tregon që ai po mbahet me dhunë, ndërkaq bën thirrje për radikalizim të opozitës.

“Nuk e di nëse e keni shikuar videon. Më duket sikur robërit para ekzekutimit. Situata është e rrezikshme. Qytetarët duhet ta kuptojnë seriozitetin.

Mendoj se kjo Qeveri nuk bie kështu, duhet radikalizim i gjendjes. Do të thotë radikalizim i opozitës.

Protesta, bllokada, paralizim të Kuvendit. Nuk ka më shtëpi ligjdhënëse, pasi situata është 60-60. Ata me metoda të këtilla mund të arrijnë në 90 deputetë”, deklaroi mes tjerash Apasiev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat