Dimitrov: Zgjedhjet lokale i kthyem në krize parlamentare politike

Maqedonia

Dimitrov: Zgjedhjet lokale i kthyem në krize parlamentare politike

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 22:42
Dimitrov

Do të ishte mirë që në të ardhmen të fokusohemi jo në rrënim, por në ndërtim…në kontekstin e qëllimeve euroatlantik, zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov komentoi gjendjen aktuale politike në vend.

Dimitrov thotë se është vepruar pa të drejtë, pasi zgjedhjet lokale u kthyem në krize parlamentare politike .

“Në situata të këtilla, njeriu është mirë të bëj hap prapa, ta shohim fotografinë më të gjere. Ne kemi pasur zgjedhje lokale dhe në një farë mënyre i shndërruam në diçka që nuk janë, i kthyem në një lloj krize parlamentare politike.

Këtu e panë shansin partitë opozitare…një masë heterogjene, nga forca planifikuese të ndryshme , që kanë qëllime të ndryshme, u bashkuan për të rrënuar diçka, këto dallime sollën që mos të vjen deri tek ajo që ishte planifikuar, sepse sipas fjalëve të deputetit Kastriot Rexhepi shansi për integrimet evropiane, ka qenë motivi kryesorë, sepse ka pasur kontakte me diplomatë të lartë”, deklaroi mes tjerash Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat