Thaçi paralajmëroi mbetjen e kësaj Qeverie

Maqedonia

Thaçi paralajmëroi mbetjen e kësaj Qeverie

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 10:39
Menduh Thaçi

Kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi i dolën parashikimet e bëra ditë më parë në vulgun e kalkulimeve dhe kombinatorikave për rrëzimin e Qeverisë së re.

Ai në një prononcim natën e së mërkurës para Qeverisë theksoi se Qeveria nuk do të bjerë dhe se janë numrat, duke theksuar se në takimin e partnerëve qeverisës ishin edhe nga BESA, duke aluduar në deputetin e kësaj partie që dje nuk ishte në seancën për votëbesimin e Qeverisë.

Një paralajmërim të ngjajshëm e bëri edhe dje në emisionin “Brifingu i mëngjesit”, ku theksoi se nuk ka shanse të bjerë Qeveria.

“Kur negociatat zhvillohen pesë në 12, bisedimet janë të fshehta, kurse ato i udhëheqë Zoran Zaev. Mendoj se sot nuk do të bjerë Qeveria. Sipas informacioneve që i kam, Qeveria do të mbetet dhe ne do të fitojmë datë për negociatat”, kishte nënvizuar Thaçi, duke shtuar se Zaev do të mbetet kryeministër edhe më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat