Buçkovski: Zgjedhjet në Bullgari janë mjaft të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut dhe negociatat me BE-në

Maqedonia

Buçkovski: Zgjedhjet në Bullgari janë mjaft të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut dhe negociatat me BE-në

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 21:21
Vllado Buçkovski

“Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale bullgare të dielën janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ambiciet tona, por edhe për ambiciet e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian që Sofja ta heqë bllokadën për fillimin e bisedimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE”, deklaroi përfaqësuesi special për Bullgarinë, Vllado Buçkovski për agjencinë bullgare BGNES.

Buçkovski theksoi se për RMV-në janë të rëndësishme afatet për formimin e Qeverisë në vigjilje të mbajtjes së Këshillit të Bashkimit Evropian në mes të dhjetorit.

Pa dallim nëse Bullgaria do ta ketë presidentin e vjetër të ri Borisov apo presidentin e ri Atanas Gerxhikov, siç thotë, deri në javën e parë të dhjetorit pritet që Bullgaria ta ketë të formuar Kabinetin, ndërsa SHBA-ja dhe BE-ja nuk fshehin se janë në pritje të rezultateve të zgjedhjeve, me qëllim që të ndihmojnë të gjendet zgjidhje për kontestin e Maqedonisë së Veriut.

“Qëndrimet e Borisovit dhe Radevit janë të njohura për ne. Partitë e bashkuara “Vazhdojmë me ndryshimin” janë jashtëzakonisht pozitive në përpjekjen për të gjetur zgjidhje për largimin e bllokadës”, thotë Vlado Buçkovski për BGNES.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat