Shaqiri: Jemi të përkushtuar t’i lëvizim përpara proceset evropiane

Maqedonia

Shaqiri: Jemi të përkushtuar t’i lëvizim përpara proceset evropiane

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 22:21
Jeton Shaqiri

Rruga jonë drejtë integrimeve euroatlantike dhe Bashkimit Europian është e pakthyeshme, porositi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, përmes një komunikate.

“Çdo rezultat apo qëllim paraprihet nga një proces. Proceset tashmë të nisura, që përcaktojnë të ardhmen europiane të vendit, janë të pandalshme dhe të pakthyeshme dhe ne jemi të përkushtuar për ti çuar përpara”, thotë ministri Shaqiri.

Ai njëherit shtoi se reforma në administratën shtetërore, digjitalizimi i shëbrimeve, sistemi për interoperabilitet, identifikimi digjital, përmirësimi i rrjetit të telekomunikimit, harmonizimi i legjislacionit vendas me atë europian në fushën e medias janë procese të pakthyeshme, për realizimin e së cilave po punojmë me përkushtimin më të madh.

“Nuk do të lejojmë asgjë që të na shpërqëndrojë në realizimin e këtyre objektivave jetike për vendin, sepse për ne qytetari dhe mirëqënia e tij vijnë në radhë të parë”, theksoi ministri Shaqiri dhe shtoi se janë të përkushtuar, të vendosur dhe të vetëdijshëm për punët që na presin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat