​Maqedoni Veriore: Nga sot në kafene vetëm me dy doza të vaksinës

Maqedonia

​Maqedoni Veriore: Nga sot në kafene vetëm me dy doza të vaksinës

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 07:56
Foto ilustrim

Duke filluar nga sot, prania në ambientet e mbyllura publike dhe private në Maqedoninë Veriore do të jetë e detyrueshme vetëm me dy doza të vaksinave.

Ministria e Shëndetësisë informoi qytetarët se për të hyrë në objekte të mbyllura ata duhet të ketë certifikatë për imunizim të plotë ose vërtetim që dëshmon se kanë kaluar infeksionin me COVID-19 në 45 ditët e fundit, duke filluar nga dita e parë e shërimit.

Përqindja sa shkon e thellohet e rasteve të reja pozitive në raport me testet e bëra. 12% e të testuarve janë diagnostikuar me virusin korona, kumtojnë autoritetet shëndetësore.

Aktualisht, ka 8.600 raste aktive që nënkupton se vatra infeksioni janë të pa lokalizuara në gjithë vendin.

Se procesi i vaksinimit po ecën me ritëm të ngadaltë tregojnë edhe shifrat se më shumë rivaksinohen me dozën e tretë sesa të tjerët me dozë të parë. Sipas numrit të vaksinave të dhëna, 37% e popullsisë është e imunizuar plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat