Shaqiri: Prioriteti ynë vazhdon të mbetet digjitalizimi i shërbimeve të institucioneve publike

Maqedonia

Shaqiri: Prioriteti ynë vazhdon të mbetet digjitalizimi i shërbimeve të institucioneve publike

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 16:06
Pamje nga takimi

Sot, ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, realizoi takim pune me drejtoreshën e Drejtorisë së doganave, Sllavica Kutirov dhe zëvendësdrejtorin e kësaj drejtorie Muarem Asani.

Njoftimi:

Në takim u diskutua tema e digjitalizimit të shërbimeve që ofron ky institucion dhe integrimi i tyre në Portalin e shërbimeve elektronike.

“Nga komunikimi dhe bashkëpunimi ynë akoma më i thellë ndërinstitucional në të ardhmen, përfituesit më të mëdhenj do të jenë qytetarët e vendit” – theksoi ministri Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat