Mickoski: Maqedonia duhet të merr datë për nisjen e bisedimeve me BE-në

Maqedonia

Mickoski: Maqedonia duhet të merr datë për nisjen e bisedimeve me BE-në

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 18:00
Hristijan Mickoski

Këtë herë Evropa duhet t’ia kthejë popullit, popullit të Maqedonisë dhe të mos e kërcënojë me lëshime tjera, dhe poshtërime shtesë, kështu sot lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski komentoi fillimisht bllokimin e procesit integrues të vendit.

Mickoski thotë se vendi në dhjetor duhet të merr datë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Maqedonia duhet të merr datë për nisjen e bisedimeve sa më parë që është e mundur. Kjo duhet të ndodh tani, në samitin evropian të dhjetorit.

Nuk duhet që të shkruajnë letra askush nga liderët e Evropës, por duhet të ndiqen vlerat elementare civilizuese evropiane, ky popull shumë herë në të kaluarën ka dalë në mbrojtje të këtyre vlerave”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat