Carovska: Mësimi vijon me prezencë fizike

Maqedonia

Carovska: Mësimi vijon me prezencë fizike

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 19:43
Milla Carovska

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska e vlerëson stabile gjendjen me virusin korona në të gjiha shkollat.

Prandaj, Carovska tha se procesi mësimor do të vazhdoj të realizohet sipas skenarit të parë, mësim me prezencë fizike.

Duke shtuar se nxënësit janë të sigurtë në shkollë, ministrja e Arsimit tha se për çdo ndryshim të mundshëm do të koordinohen me Komisionin për Sëmundje Infektive dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Gjithashtu, ajo shtoi se numri I rasteve pozitive tek nxënësit është nën 1 % ndëkohë që 75 % e mësimdhënësve tashmë janë vaksinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat