KSHZ merr vendim për ankesat e ASH-së dhe AAA-së për Dibrën

Maqedonia

KSHZ merr vendim për ankesat e ASH-së dhe AAA-së për Dibrën

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 13:19
KSHZ

KSHZ-ja hodhi poshtë dy ankesat e para të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për rrethin e dytë në Dibër.

Të dyja ankesat e para kishin të bënin me votim publik të dy votuesve para këshillave zgjedhor dhe jo pas paravanit.

Bëhet fjalë për vendvotimet 0547 dhe 0547/1.

KSHZ-ja me shumicë votash vlerësoi se dy ankesat janë të pabaza sepse nuk është cënuar fshehtësia e votës por votuesi ka vendosur të votojë publikisht, gjë që mund të përbëjë bazë për padi penale për votuesit por jo për të prishur vendvotimin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat