Promovohen 70 nënoficerë të rinj

Maqedonia

Promovohen 70 nënoficerë të rinj

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 21:26
Promovohen 70 nënoficerë të rinj

Armata e Maqedonisë ka edhe 70 nënoficer të rinjë në sektorin e artelerive, lidhjeve, këmbsori, tek njësit special dhe sektorin ajror.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska paralajmëroi se për vitin e ardhëshëm janë siguruar mjete që armatës t’ju sigurohen mjete shtesë transportuese, kurse sektorit të artilerisë do tju sigurohen paisje tjera më moderne të cilat I posedojnë edhe vendet e NATO-së, ndërsa, sektorit të fluturimeve do tju sigurohen helikopter të rinjë të cilët do të fillohen të sillen në vend nga viti 2024.

Ajo poashtu potencoi dhe përmendi suksesin e Armatës e cila në afat rekord kohor prej 19 muajve, pasi morri ftesën për anëtarësim, ka arritë të integrohet plotësishtë në sistemin ushtarak të NATO-së.

“Kishim mundësi të shohim se Malit të Zi u ishin të nevojshëm plotë 26 muaj që ta përfundojnë procesin, Kroacisë I janë dashtë 43 muaj ndërsa Shqipërisë plotë 55 muaj që nga momenti I anëtarësimit të Aleancën e NATO-së. I gjithë kjo periudhë dhe process ne si anëtare e 30 e NATO-së, arritëm ta mbarojmë për një kohë vërtet rekord për vetëm 19 muaj.”, tha Radmilla Shekerinska, ministër i mbrojtjes.

Kadeti ushtarak më i mirë i ranguar I cili mbaroi kursin tre mujor Sashko Nikollov, pohoi se vizioni i tyre nuk përfundon këtu.

“Kemi arritë që të korrim suksese përmes së cilave armata jonë duhet të mburet. Për të qenë më I mir është një knaqësi, reskt dhe krenari, ndërsa ky rezultat ka ardhë si rezultat I punës ekipore dhe kujdesit që kemi pasë gjatë trajnimit.”, tha Sashko Nikollov, kadet ushtarak.

Në dy raste konkursin për nënoficer me sukses e kishin mbaruar plotë 120 ushtarë profesionist

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat