Një banor i Haraçinës në mënyrë të paautorizuar ka poseduar municion, MPB paralajmëron padi penale

Maqedonia

Një banor i Haraçinës në mënyrë të paautorizuar ka poseduar municion, MPB paralajmëron padi penale

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Municion i poseduar në mënyrë të paautorizuar nga plumba të kalibrit 7,62mm dhe 7,9mm u gjet gjatë bastisjes në shtëpinë e N.G. në fshatin Haraçinë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç informojnë nga atje, pas urdhrit të lëshuar paraprakisht për bastisje në shtëpi dhe hapësira të tjera nga ana e Gjykatësit të procedurës paraprake, dje, nëpunës policorë nga Sektori për polici kriminalistike.

Sektori për tregti të palejueshme me drogë, armë dhe materie të rrezikshme në koordinim me SPB Shkup – Njësia për tregti të palejueshme me drogë dhe armatim kryen bastisje në shtëpinë e N.G. në fshatin Haraçinë, i cili në momentin nuk ka qenë në shtëpi.

Gjatë bastisjes ishte gjetur municion të cilin ai e posedonte në mënyrë të paautorizuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit nga ana e SPB Shkup, në Prokurorinë kompetente publike do të parashtrohet padi adekuate penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat