Mjekët nga spitali i Dibrës në takim me kryetarin e Komunës Duka

Maqedonia

Mjekët nga spitali i Dibrës në takim me kryetarin e Komunës Duka

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 21:38
Foto nga takimi

Mjekët nga Spitali i përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar në Dibër, të kryesuar nga drejtori Baki Alili, sot pasdite ishin mysafirë në kabinetin e kryetarit të Komunës, Hekuran Duka, i cili i takon kësaj fushe.

Qëllimi i vizitës ishte t’ia urojnë Dukës sërish zgjedhjen për kryetar të komunës, i cili është urolog i njohur jo vetëm në Dibër, por edhe më gjerë.

“Jam krenar që jam pjesë e kësaj familje të madhe të njerëzve humanë. Si pjesë e kolektivit të spitalit të Dibrës me të gjithë ju kemi zgjidhur raste të rënda, së bashku u jemi gëzuar shpëtimit të jetëve dhe sukseseve të arritura, kështu duhet të jetë edhe në të ardhmen. Si kryetar i komunës premtoj mbështetje të plotë në përpjekjet për të siguruar të gjitha kushtet e nevojshme, para së gjithash kadrovike, me qëllim që banorët e rajonit tonë më të gjerë të kenë shërbim shëndetësor cilësor dhe të plotë”, tha Duka.

Në takimin e përzemërt ai u falënderua për mbështetjen dhe respektin që ia dhanë këto ditë dhe u premtoi se së bashku “do të dalin faqebardhë”.

Mjekët, pasi që i dëshiruan vazhdim të suksesit edhe si kryetar komune edhe si mjek, porositën se “ata çdoherë janë së bashku në çdo situatë”.

Duka, për shkak se është urologu i vetëm në rajonin më të gjerë, me leje të Ministrisë së Shëndetësisë, jashtë orarit të punës ofron shërbime mjekësore ndërkaq është i angazhuar edhe në kujdestari.

ky është mandati i tij i dytë, pasi që para dy viteve e gjysmë u zgjidh kryetar komune në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, për shkak të vdekjes së kryetarit të atëhershëm të komunës, Ruzhdi Lata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat