​18 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

​18 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 18:48
Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë raportuar 18 viktima të reja si pasojë e COVID-19 dhe 389 raste të reja nga 2.633 testime, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Shkup dhe Manastir 33.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 317 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i epidemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 212.220 raste, prej tyre 196.249 janë shëruar dhe 7.436 kanë vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat