MPB jep detaje për tentim vrasjen ndaj prokuroit publik në Gostivar

Maqedonia

MPB jep detaje për tentim vrasjen ndaj prokuroit publik në Gostivar

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 19:07
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar për sulm fizik me objekt të mprehtë ndaj H.I (39) nga fshati Forinë e Gostivarit i cili është prokuror në Prokurorinë Themelore Publike.

Siç njoftojnë nga MPB, sot në ora 6:10 policët e Stacionit Policor në Çegran kanë arrestuar N.S (40), djalin e tij nën 18 vjet nga Çegrani dhe B.F (41) nga Cerova e Tetovës për shkak të dyshimeve se rreth orës 5:30 në Çegran, pas diskutimeve verbale rreth komunikacionit, fizikisht kanë sulmuar me objekt të mprehtë H.I.

“Personi H.I është dërguar në spitalin e Gostivarit. Tre personat me kallëzim penal do të dërgohen para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Gostivarit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Më herët prokuroria njoftoi për rastin dhe theksoi se prokurori ndodhet në klinikë në Shkup dhe është jashtë rrezikut për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat