Radev pas fitores: Qeveria e re nuk duhet të bëj lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Radev pas fitores: Qeveria e re nuk duhet të bëj lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 23:18
Radev pas fitores: Qeveria e re nuk duhet të bëj lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut

Qeveria e re nuk duhet të bëj lëshime nga pozitat nacionale posaçërisht kur bëhet fjalë identiteti dhe historia bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarët tan prapa kufirit, ka porositur presidenti bullgar Rumen Radev, në deklaratën e tij të dhënë pas fitores në rrethinë e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku fitoi mandatin e dytë.

Ai nuk deklaroi diçka tjetër në lidhje me këtë çështje.

Përndryshe Qeverinë e re bullgare me siguri do ta formojnë “Vazhdojmë me ndryshimet”, “Bullgaria Demokratike”, “Partia Bullgare Socialiste” dhe “Ka popull të tillë” e Sllavi Trifonov.

Të parët e këtyre partive shprehën gatishmërinë menjëherë të fillojnë me bisedimet për formimin e qeverisë politike, e cila do ta zëvendësoj kabinetin teknik të Stefan Janev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat