PTHP: Tre të dyshuar për tentativë vrasje ndaj prokurorit publik

Maqedonia

PTHP: Tre të dyshuar për tentativë vrasje ndaj prokurorit publik

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

PTHP-Tetovë ka ngritur procedurë kundër tre personave, dy të moshës madhore dhe një të mitur, që dyshohen për veprën penale – Vrasje nga Neni 123 paragrafi 2 pika 8, lidhur me Nenin 19 (tentativë) dhe me nenin 22 (bashkëpjesëmarrje) nga Kodi Penal. Kundër dy personave të moshës madhore është miratuar urdhëri për zbatimin e procedurës hetimore, kurse në Gjykatën Themelore në Tetovë është dorëzuar propozimi për përcaktimin e masës së paraburgimit. Për personin e mitur, procedura do të zhvillohet sipas Ligjit për drejtësi të fëmijëve.

Prokuroria e Tetovës mori procedurën që të sigurohet paanshmëri gjatë hetimeve, duke marrë parasysh se I dëmtuari është Prokuror Publik në PTHP-Gostivar.

Siç përcjell KlanM komunikatën e PTHP-së, në orët e mëngjesit më 21 Nëntor, bashkëpjesëmarrësit e dyshuar, bashkë me të miturin e moshës 17-vjeçare, janë përpjekur me paramendim që ta privojnë nga liria Prokurorin Publik.

I dëmtuari me makinën e tij dhe një I afërm ka qenë duke lëvizur nëpër një rrugë në f.Çegran, kurse njëri prej të dyshuarve ka qenë I ndaluar në mes të rrugës para shtëpisë së të dyshuarit tjetër.

Në atë moment,sic përcjell KlanM, Prokurori Publik u ka dhënë shenjë me drita që ta lirojnë rrugën. Pasi I dëmtuari ka kaluar me makinën, të dyshuarit kanë filluar ta ndjekin dhe kur është ndaluar kanë filluar ta ofendojnë dhe të sillen në mënyrë agresive për shkak se u ka bërë shenjë me drita.

I dëmtuari është prezantuar si Prokuror Publik dhe nëse ka nevojë të thirret policia që të zbardhet rasti. Të tre të dyshuarit kanë filluar ta godasin, kurse I mituri nga xhepi ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në anën e djathtë të shpinës. Më pas ka tentuar ta godasë edhe një herë. Duke e parë se të dyshuarit kanë për qëllim ta përfundojnë veprën dhe ta privojnë nga jeta, I dëmtuari ka nxjerrë revolen që e ka patur me leje dhe ka gjuajtur në ajër si paralajmërim, me cka edhe I ka ndaluar.

Gjykatësi I procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Tetovës ka pranuar propozimin e Prokurorit Publik dhe të dy të dyshuarve të moshës madhore u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat