Zaev shpreh ngushëllim për personat që kanë humbur jetën, niset për në Bullgari

Maqedonia

Zaev shpreh ngushëllim për personat që kanë humbur jetën, niset për në Bullgari

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 07:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Zoran Zaev ka shprehur ngushëllime për personat të cilët kanë humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur në autostradën “Struma” në Bullgari, në të cilin sipas informacioneve të parë jetën e kanë humbur 45 persona.

Në një deklaratë për BNT, Zaev tha se për aksidentin ka qenë i informuar nga presidenti i BUllgarisë, Rumen Radev dhe nga kryeministri Stefan Janev, përcjell SHENJA.

Zaev ka thënë se menjëherë është nisur për në Bullgari dhe se atje janë edhe ekipe të Maqedonisë së Veriut.

Bëhet fjalë për aksident të një autobusi me targa të Maqedonisë së Veriut. Për momentin 46 pacientë e kanë humbur jetën, ndërsa të mbijetuarit janë dërguar në spitalin në Pernik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat