Deklarohet ministri bullgar: Pamjet janë të tmerrshme, njerëzit janë djegur plotësisht

Maqedonia

Deklarohet ministri bullgar: Pamjet janë të tmerrshme, njerëzit janë djegur plotësisht

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 08:28
Bojko Rashko

Si pasojë e një aksidenti tragjik, 45 persona humbën jetën në Bullgari.

Shtetas të shumtë të Maqedonisë së Veriut të cilët po ktheheshin nga një udhëtim në Turqi humbën jetën nga ky aksident që ndodhi në shtetin bullgar.

Ministri i Punëve të Brendshme të Bullgarisë, Bojko Rashko është deklaruar lidhur me aksidentin e rëndë.

Ai tha se pamjet janë të tmerrshme dhe se njerëzit janë djegur plotësisht.

“Nuk mund të themi se kush janë, ata duhet të identifikohen”, tha ai.

Ministri Rashkov tutje tha se po hetojnë edhe çështjen e rrugës, pasi ajo pjesë është shumë e rrezikshme, raporton BTV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat