Ivanovska: Përpjekjet tona nuk kanë efekt

Maqedonia

Ivanovska: Përpjekjet tona nuk kanë efekt

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 16:56
Ivanovska

Kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion në konferencën “Zgjidh drejtimin e vërtetë, zgjidh intengritetin” që shënoi Ditën ndërkombëtare kushtuar luftës kundër korrupsionit, tha se përpjekjet e komisionit nuk japin rezultatin e pritshëm.

Ajo thotë puna kryesore e komisionit është ndërtimi i institucioneve të fuqishme përmes forcimit të integritetit personal të zyrtarëve të cilët me punën e tyre, në mënyrë të pavarur, etike, ligjore, transparente dhe të përgjegjshme do të kundërshtojnë korrupsionin.

Ajo shtoi se ende ka rrezik të lartë nga korrupsioni që janë detektuar gjatë përgatitjes së Strategjisë Nacionale para dy viteve.

“Janë ndikime të fuqishme politike, mosndëshkueshmëri, jotransparencë dhe keqpërdorim të autorizimeve diskrete. Për shkak të këtyre rreziqeve, nuk janë respektuar edhe rekomandimet që komisioni ynë i udhëzon institucionet tjera në sistem”, tha Ivanovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat