SHGM kërkon zbardhjen e menjëhershme të incidentit në Fakultetin e Mjekësisë

Maqedonia

SHGM kërkon zbardhjen e menjëhershme të incidentit në Fakultetin e Mjekësisë

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në një kumtesë për media thotë se incidenti i sotëm ku punonjësit mediatik përsëri u pamundësuan të ndjekin ngjarje është edhe një dëshmi se është koha dikush të marrë përgjegjësi për pengimin e punës së gazetarëve.

Ngjarja ka ndodhur në hapësirat e Fakultetit të Mjekësisë në Shkup gjatë kohës së debatit publik për ligjin e legalizimit të kanabisit. Siç kanë njoftuar ekipet e gazetarëve në “Utrisnki brifing” dhe “Slloboden peçat”, organizatori ka refuzuar të fillojë debatin derisa ekipet e këtyre mediave nuk e lëshojnë hapësirën.

SHGM fton në zbardhjen e detajeve lidhur me këtë incident nga ana e institucioneve kompetente dhe kërkon respektim të së drejtës së informimit të qytetarëve, veçmas kur bëhet fjalë për diskutime publike si e sipërmendura.

Sipas Kodit të gazetarëve, gazetari ka të drejtë në qasje të lirë deri te të gjitha burimet e informacionit që janë me karakter publik. Nëse gazetari është i penguar të vjen deri në informacionin e kërkuar ka të drejtë për këtë ta informojë publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat