Ndërpritet komunikacioni drejt Mavrovës

Maqedonia

Ndërpritet komunikacioni drejt Mavrovës

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Bora që nga mbrëmë ka rënë në rajonin e Mavrovës ka shkaktuar probleme në qarkullim. Në lokalitetin Bunec ka një kolonë të madhe automjetesh dhe bllokime të trafikut, ndërsa policia po bën përpjekje për të siguruar lëvizjen në një korsi drejt Dibrës.

Sipas informacioneve të SPB-së së Tetovës, në këtë rajon ka probleme në rrjedhën e komunikacionit dhe po punohet për normalizimin e komunikacionit, ndërsa zyrtarët policorë të cilët ndodhen në terren rregullojnë qarkullimin e automjeteve.

Qytetarët që sot në mëngjes janë gjetur në rrugë përmes rrjeteve sociale bëjnë të ditur se unaza rreth liqenit të Mavrovës është e pakalueshme për shkak të borës në rrugë.

Deri në mëngjesin e sotëm në Mavrovë trashësia e borës ka arritur 30 centimetra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat