Ndalohet qarkullimi i kamionëve dhe autobusëve në rrugët Tetovë-Kodra e Diellit dhe Mavrovë-Zhirovnicë

Maqedonia

Ndalohet qarkullimi i kamionëve dhe autobusëve në rrugët Tetovë-Kodra e Diellit dhe Mavrovë-Zhirovnicë

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Ndalim të qarkullimit të automjeteve të rënda sot paradite janë në rrugët Mavrovë – Zhirovnicë dhe Tetovë – Kodra e Diellit, ku është vendosur ndalim për autobusët dhe kamionët, ndërsa automjetet e tjera është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore.

Auto Moto Lidhja e Maqedonisë (AMSM) informon se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë, respektim të sinjalistikës së vendosur në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë me segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat