PLD dhe RDM me platformë të re për bisedimet për qeverinë e re në Maqedoni

Maqedonia

PLD dhe RDM me platformë të re për bisedimet për qeverinë e re në Maqedoni

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 15:39
Goran Milevski dhe Maja Moraçan

Partitë politike në qeveri, PLD dhe RDM të cilët në zgjedhjet e fundit lokale ishin në koalicion, përgatisin platformë të re me të cilën do të hynë në bisedime me kreun e ri të LSDM-së dhe mandatarin për qeveri, Dimitar Kovaçevski.

Kryetari i PLD-së, Goran Milevski thotë se po punojnë me RDM-në në këtë platformë e cila, siç thekson ai, do të jetë në drejtim të afirmimit të projekteve të dakorduara, por edhe në projekte të reja.

Milevski thekson se përpjekje e tyre dhe qëndrimet nënkuptojnë edhe përfundim të procesit të decentralizimit, hapjen e Ligjit për vetëqeverisje lokale, më pak TVSh si dhe rregullimin e punëve në zgjedhje, kriptovalutave, kaosin urbanistik dhe ekologji.

Po ashtu, sipas tij, në pjesë e projekteve do të jenë në funksion të zhvillimit ekonomik, ndërsa kryetarja e RDM-së, Maja Moraçanin deklaroi se këto ditë ka bisedime me liberaldemoraktët dhe do të theksojnë se si do të shkohet gjatë formimit të kabinetit qeveritar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat