Kallëzim penal për një polic për trafikim emigrantësh

Maqedonia

Kallëzim penal për një polic për trafikim emigrantësh

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ngriti kallëzim penal kundër policit 24 vjeçar nga Negotina për shkak të dyshimeve për veprat penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe “shpërndarje të sekretit shtetëror”.

Sipas policisë, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete dhe është vërtetuar se polici në fjalë ka dhënë infromacione për trafikimin e emigrantëve, ku ka kontrolle ose kur ka qenë ai në detyrë nuk ka penguar trafikimin.

Ai është privuar nga liria dhe është dërguar në PTHP.

Policit po ashtu i është caktuar edhe masa e paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat