Memedoviq: Doza e tretë kundër Omicorn është e mjaftueshme

Maqedonia

Memedoviq: Doza e tretë kundër Omicorn është e mjaftueshme

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 19:22
Mjeku Zllate Mehmedoviq

Mjeku Zllate Mehmedoviq sqaron se dy dozat kundër COVID-19 krijonë mur, ndërsa doza e tretë vetëm se e përfocon atë.

Edhe pse në Maqedoni ka nisur vaksinimi për dozë të tretë, Mehmedoviq shtoi se ka mundësi të ketë edhe dozë të katërt.

Sipas tij, doza e tretë kundër është e mjaftueshme për t’u parandaluar përhapja e virusit.

Ndryshe, në Maqedoni vazhdon të mbetet në fuqi masa për dy doza për hyrje në kafene ose Qendra Tregtare, por sipas statistikave, kjo nuk rriti interesin për imunizim. Muajin e fundit vaksinime të reja kishte rreth 23 mijë me dozë të parë, ndërsa imunizimi i popullatës mbi 18 vjet arriti deri në 40%.

Deri tani në Maqedoni vetëm 82 mijë persona kanë pranuar dozën e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat