Bytyqi: Periudha pas kovidit është mundësi për krijimin e një rajoni më atraktiv dhe konkurrues

Maqedonia

Bytyqi: Periudha pas kovidit është mundësi për krijimin e një rajoni më atraktiv dhe konkurrues

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 15:35
Fatmir Bytyqi

“Periudha pas Kovidit është një mundësi për ta avancuar më tej bashkëpunimin tonë, për të bërë një rajon që do të jetë konkurrues dhe tërheqës dhe jo për të krijuar konkurrencë të ndërsjellë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Këtë e porositi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi në takimin trilateral në Shkup me temë “Kontributi për zhvillimin e marrëdhënieve socio-ekonomike ndërmjet Republikës së Turqisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës” në të cilin morën pjesë përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe Turqisë – MATTO, Odës ekonomike të Kosovës dhe Turqisë – KTTO dhe Shoqata e afaristëve dhe zejtarëve “ESNAF” nga Kosova.

“Bashkëpunimi rajonal është thelbësor për përparimin e mëtutjeshëm të ekonomive dhe shoqërive të vendeve të rajonit, duke përshëndetur përkushtimin për organizimin e këtij takimi trepalësh dhe duke mbështetur dialogun që të mbetet i hapur dhe të avancohet edhe më tej. Më vjen mirë që si në Turqi ashtu edhe në Kosovë, Republika e Maqedonisë së Veriut ka partnerë tradicionalisht të mirë tregtarë. Republika e Turqisë është partneri i shtatë për nga vlera i vendit tonë dhe Kosova renditet si partneri i 10-të më i mirë tregtar”, tha Bytyqi.

Ai theksoi se rritja e tregtisë reciproke, eksporteve dhe importeve është me të vërtetë domethënëse dhe dëshmoi se po kthehemi në rrugët e bashkëpunimit para pandemisë.

“Nëse këto dy vite të vështira na kanë mësuar diçka, është pra rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë dhe përmbushja miqësore e nevojave të tjetrit, por edhe rëndësia e disponueshmërisë së materialeve, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve. Për mua “near shoring” është avantazhi i rajonit tonë, zhvillimi i zinxhirëve të vlerave është potenciali ynë dhe avantazhi që do të na çojë përpara, nga kjo krizë”, shtoi zëvendëskryeministri Bytyqi dhe i porositi afaristët se Kabineti i tij është gjithmonë në dispozicion për t’iu ndihmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat