Arrihet pajtim për programin, PLD mbetet në Qeveri

Maqedonia

Arrihet pajtim për programin, PLD mbetet në Qeveri

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Udhëheqësia e Partisë Liberale Demokrate kanë realizuar takim me liderin e ri të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, sekretarin e partisë, Ljupço Nikollovski dhe kryeministrin Zoran Zaev.

Në takim është arritur pajtim për politikat programore të qeverisë me çka nga PLD konfirmojnë se do të mbeten në Qeveri.

“Në takim është rënë në ujdi për politikat programore të cilat janë të rëndësishme për PLD në pjesën e ekonomisë, ekologjinë dhe reformat zgjedhore. Janë miratuar kërkesat tona të cilat do t’i afirmojnë politikat tona liberale dhe ato janë: rrumbullakim i procesit të decentralizimit, hapje të ligjit për vetëqeverisje lokale, futjen e modelit me një njësi zgjedhore, lista të hapura për zgjedhje të këshilltarëve, rregullim i tregut të kriptovalutave, ndryshime në Ligjin për ndërtim dhe planifikim urbanistik me qëllim të ndalimit të kaosit urban në qendrat e qytetit dhe vendosje e theksit për jetesë humane dhe ekologji.

Ndërtim i teleferikut në Pelister dhe zhvillim të turizmit dimëror. PLD tregoi se nuk heq dorë nga përkushtimi për politika për tatim të barabartë dhe shfuqizim të ardhurave parafiskale. Presim bashkëpunim të ngushtë dhe të suksesshëm dhe ndërtim të politikave në interes të qytetarëve në pritje të mandatarit të ri që Qeverisë”, u deklarua pas takimit,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat