Aktakuzë për nxitje për vrasje për tre persona në Kumanovë

Maqedonia

Aktakuzë për nxitje për vrasje për tre persona në Kumanovë

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 09:57
Ilustrim

Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ngriti aktakuzë kundër 57 vjeçarit nga Kumanova për veprën penale “vrasje”.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri veprën penale e ka kryer me vetëdije duke nxitur dy të dëmtuar të vrasin tre persona. Nxitja, thonë nga PTHP, është kryer për hakmarrje të vdekjes së bijës së tij e cila ka humbur jetën në aksident, ndërsa ajo ka qenë bashkudhëtarë. Vrasja për të cilën i pandehuri e ka porositur, është dashur të kryhet ndaj dy personave të cilët kanë qenë në automjet me vajzën dhe ndaj të atit të vozitësit.

Nga PTHP theksojnë se i pandehuri ka dhënë hua disa personave në shumë prej 50 mijë eurove, ndërsa me kalimin e kohës shuma nga 50 mijë është bërë në 80 mijë dhe më pas 120 mijë.

“Ai për t’ua falur borxhin, ka kërkuar nga të dëmtuarit t’i vrasin tre persona. Pasi e ka parë se nuk po veprojnë sipas marrëveshjes, i akuzuari disa herë ka kërcënuarit të dëmtuarit, ndërsa ata kanë refuzuar dhe rastin e kanë paraqitur në polici”, thonë nga PTHP Kumanovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat