Lëvizja Besa kërkon zgjedhje të parakohshme

Maqedonia

Lëvizja Besa kërkon zgjedhje të parakohshme

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 11:51
Lëvizja Besa kërkon zgjedhje të parakohshme

Zyrtari i lartë i Lëvizjes Besa, Adnan Azizi përmes një statusi në Facebook ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sipas Azizit mos-marrja e një date për fillim të negociatave de-legjitimon pushtetin, andaj zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme.

“Data…integrimet…BE….procesi… na shurdhuan me parulla boshe, ndërsa në të vërtetë gjithçka e kanë për të mbrojtur pushtetin dhe të zhvatin deri në momentin e fundit.

Datë s’ka – Qeveria u de-legjitimua, prandaj zgjedhje të parakohshme një ditë e më parë, ndryshe këta vetëm se mund të na çojnë në humnerë”, ka shkruar në Facebook, Adnan Azizi nga Lëvizja BESA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat