Punëdhënësit: Rreziqet e mundshme të rritjes së pagës minimale

Maqedonia

Punëdhënësit: Rreziqet e mundshme të rritjes së pagës minimale

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 23:52
Angell Dimitrov

Rritja e pakontrolluar e pagës minimale mund të shkaktojë disa pasoja të padëshiruara për kompanitë, është shprehur Angell Dimitrov nga Organizata e punëdhënësve.

I pyetur nëse mund të priten pasoja nëse miratohet propozimi për pagë minimale prej 18.000 denarë, Dimitrov u shpreh:

“Rreziku i parë nëse paga minimale i afrohet pagës mesatare është se do të bëhet një “barazim”’, një numër i madh i punëtorëve do të jenë me të njëjtën pagë.

Ata që janë më produktivë dhe ata që janë më pak produktivë do t’i bëni me të njëjtën pagë. Problemi i dytë është se kompanitë, sipas marrëveshjes së përgjithshme kolektive, nuk kanë mundësi të rrisin pagat në vende më të larta pune. Ju humbni motivimin e punëtorëve të mirë. Dhe jo vetëm që do të ndikojë në “barazimin”, por do të ndikojë edhe në numrin e vendeve të punës”, është shprehur Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat