Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqiptare në RMV-së

Maqedonia

Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqiptare në RMV-së

Nga: Skënder Karaçica Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 08:29
Skënder Karaçica

Përtej politikës, lajmi i mirë në hapësirën etnike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, merr udhën e mbarë Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare.

Me tipare kombëtare të koreografisë me vlerat e artit të këngës dhe të valleve të traditës shekullore të ruajtura në panteonin e kombit tonë.

Tashti në rrafshin kombëtar i kemi tre Ansamble të fushës së artit të muzikës dhe të vallës shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, kur e kur, para botës kemi një shumësi të vlerave të kulturës së traditës shqiptare në trojet etnike të shpërndara dhe të ndara nga padrejtësitë historike dhe dredhitë e fuqive të mëdha kundër kombit shqiptar në Ballkan.

Shkodran Tolaj është zgjedhur  drejtor artistik i ansamblit dhe urime udha e këngës dhe e vallës shqiptare!(Përgëzime nga Çikago e Amerikës).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat