Aksident në Batincë, humb jetën një person

Maqedonia

Aksident në Batincë, humb jetën një person

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Batincë të Shkupit.

Nga MPB për TV21, konfirmojnë se në këtë aksident ka ndërruar jetë një 49-vjeçar nga fshati Batincë.

“Rreth orës 20:00 është denoncuar se në fshatin Batincë ka ndodhur aksident trafiku në mes makinës Skoda Octavia e drejtuar nga N.R (1972) nga fshati Batincë, dhe makinës BMW”.

“N.R ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes nga plagët e marra, ndërsa shoferi i makinës BMW është dërguar në spital”, thonë nga MBP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat