Mickoski: Sa më shumë gjunjëzohen, aq më të mëdha janë kërkesat e Bullgarisë

Maqedonia

Mickoski: Sa më shumë gjunjëzohen, aq më të mëdha janë kërkesat e Bullgarisë

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 15:56
Mickoski

“Kjo qeveri e udhëhequr nga Zoran Zaev dhe LSDM, është qeveri e cila seriozisht e rrezikon procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, me politikat aventureske, dhe fatkeqësisht tani jemi në këtë situatë. Populli nuk e meriton këtë, populli meriton nisjen e negociatave me BE-në”.

Këtë e deklaroi sot kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në lidhje me bllokadën e re nga Bullgaria.

Ai gjithashtu tha se “koncesionet kombëtare të ofruara nga Zaevi dhe Qeveria nuk kanë fund, sepse edhe kërkesat e Bullgarisë janë të mëdha”.

“Nuk është vlerë dhe diplomaci evropiane nëse gjunjëzohesh, por duhet të tregosh qëndrim dhe t’i përmbahesh vijave të kuqe. Duhet të punohet edhe në shtëpi të ketë nivel të ulët të krimit, e jo të kapeni me një ton drogë”, tha Mickoski.

Ndërsa në pyetjen për vendosjen e një njësie zgjedhore, ai tha se OBRM-PDUKM është e gatshme të diskutojë për demokracinë dhe proceset demokratike në vend, duke përfshirë edhe temën e modelit zgjedhor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat