Bastisje në Strumicë, kapet drogë! Në pranga dy persona

Maqedonia

Bastisje në Strumicë, kapet drogë! Në pranga dy persona

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 20:39
Marihuane e konfiskuar

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë arrestuar dy persona pas bastisjeve që janë bërë sot në Strumicë, ku është kapur marihuanë.

Është privuar nga liria I.A.(34) nga fshati “Lagjja e Re” në Strumicë.

Gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Image
Marihuane e konfiskuar

Po ashtu, më datë 16.12.2021 në periudhën nga ora 13:00 deri në ora 14:00, pas marrjes së vendimit gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpinë e Xh.A. (21) nga po i njëjti fshat, ku u gjet marihuanë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat