Grubi: Në betejën me Bullgarinë jemi gjithë bashkë

Maqedonia

Grubi: Në betejën me Bullgarinë jemi gjithë bashkë

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 21:09
Artan Grubi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, ka folur rreth ngjarjeve të fundit në vend dhe të ardhmen ë shtetit drejt rrugës euro-atlantike.

“Siç e kam thënë me metodat e shekullit 19-të nuk mund të zgjidhim probleme të shekullit 21. Kemi përkrahje nga vendet anetare të BE dhe të SHBA dhe është plan strategjik që RMV të bëhet pjesë e BE.

Historianët nuk bisedojnë sepse marrëveshja me Greqinë ishte ndryshe pavarësisht asaj që bisedohej për çështje ekonomike dhe i vetmi problem është çështja identitare dhe mendoj se nuk është korrekte dikuj ti thoni atë që nuk je.

Kemi solidaritet me shoqërinë maqedonase sepse e dimë shumë mirë se çfarë është të kontestohet gjuha dhe identiteti. Bashkë jemi në këtë sfidë”, është shprehur Grubi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat