54 cm shtresa më e lartë e borës në Mavrovë

Maqedonia

54 cm shtresa më e lartë e borës në Mavrovë

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Në vendin tonë sot më ftohtë është në Kodër të Diellit, ku në ora 07:00 të mëngjesit është regjistruar temperaturë prej -9 gradë Celsius, vijon Mavrova me -6, Krusheva, Kriva Pallanka me -3 gradë, Manastiri, Pretori, Berova, Dibra me -2 gradë, Ohri dhe Strumica me -1 gradë, 0 gradë në Tetovë, Prilep, SHtip, Vinicë, Demir Kapi, ndërsa në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec dhe Kumanovë është regjistruar temperaturë prej 1 gradë Celsius.

Në Dojran dhe Gjevgjeli janë regjistruar temperaturat më të larta mëngjesin e sotëm, gjegjësisht temperatura prej 3 gradë Celsius.

Mëngjesin e sotëm në Mavrovë është regjistruar shtresa më e lartë e borës prej 54cm, në Kodër të Diellit është regjistruar shtresë prej 47cm, 23 në Pozharne, 14 në Krushevë, ndërsa 1cm borë është regjistruar në Berovë dhe Kriva Pallankë.

17 cm shtresë e borës është regjistruar në Pozharane, kurse 14 në Krushevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat