7 viktima dhe 301 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

7 viktima dhe 301 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.814 teste, ndërsa janë regjistruar 301 raste me COVID-19.

Në Shkup – 147, Prilep – 21, Kavadar – 14, Resnjë – 13, Ohër – 11, Manastir – 10, Dellçevë dhe Valandavë nga 9, Shtip – 8, Veles dhe Gjevgjeli nga 7, Kumanova dhe Strumicë nga 6, Kërçovë – 5, Negotino, Kratovë dhe Bogdanci nga 4, Kriva Pallanka, Radovishi dhe Vinica nga 3, Probishtip dhe Makedonski Brod nga 2, Berovë, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenica nga 1.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 192 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Sot janë konfirmuar 7 viktima nga coronavirusi. 2 persona të vdekur nga Manastiri (79 dhe 90) dhe një i vdekur nga Shkupi (73), Shtipi (35), Ohri (90), Kriva Pallanka (91) dhe Dellçeva (64).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 221.095, numri i të shëruarve është 207.755, numri i të vdekurve është 7.801, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.539.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat