Zaev: Fokusi është drejtuar ndaj rritjes ekonomike dhe përmirësimit të standardit të jetesës

Maqedonia

Zaev: Fokusi është drejtuar ndaj rritjes ekonomike dhe përmirësimit të standardit të jetesës

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 11:05
Zaev

Në linjën e FMN-së, edhe Qeveria lidhur me lëvizjet ekonomike për vitin e ardhshëm pret punësimi gradualisht të rimëkëmbet, derisa rritja e lartë e pagave, rritja e remitencave dhe shfrytëzimi i një pjese të kursimeve të kumuluara të ndikojnë mbi rritjen e të ardhurave të disponueshme.

Fokusi është drejtuar ndaj rritjes ekonomike në shtet dhe përmirësimit të standardit të jetesës, ka shkruar kryeministri Zoran Zaevi në Fejsbuk.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën e fundit i përshëndeti masat dhe politikat e Qeverisë të cilat ndihmuan të ruhet punësimi dhe të zbutet ndikimi i pandemisë mbi ekonominë”, thotë Zaevi, duke i renditur pikat thelbësore nga deklarata e FMN-së.

Thekson se Qeveria në konsultim me të gjitha faktorët relevantë në shtet ka miratuar masa për qytetarët dhe ekonominë me qëllim që të ruhet likuiditeti dhe të ruhen vendet e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat