Kush është Dimitër Kovaçevski që do të pasojë Zoran Zaevin?

Maqedonia

Kush është Dimitër Kovaçevski që do të pasojë Zoran Zaevin?

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 14:38
Dimitër Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nesër do të jap zyrtarisht dorëheqje, teksa pozitën e tij pritet ta marrë Dimitër Kovaçevski.

Kovaçevski aktualisht mban postin e zëvendësministrit për financa, ndërsa më parë është i njohur si ekspert për çështje ekonomike dhe financiare.

Kush është Dimitër Kovaçevski?

Dimitër Kovaçevski i lindur në vitin 1974 në Kumanovë është doktor i shkencave ekonomike, profesor inordinar në Fakultetin e ekonomisë dhe menaxhimit të biznesit në Universitetin American College në Shkup. Ai është ligjërues i studimeve deridiplomike, postdiplomike dhe studimeve për master.

Karrierën e tij të punës e filloi në Telekomin e Maqedonisë SHA Shkup, si bashkëpunëtor financiar dhe koordinator për rregullimin dhe harmonizimin e kontrollit financiar dhe mandej u avancuan në një sërë pozicionesh menaxheriale, si drejtor i menaxhimit për marketing dhe shtije, drejtor i komunikimeve të marketingut, drejtor i komunikimeve dhe drejtor i shitjeve rezidenciale. Ishte pjesë e komitetit ndërkombëtar të markave dhe komitetit ndërkombëtar të komunikimeve të Dojçe Telekomit.

Arsimin fillor e nisi në gjimnazin “Goce Delçev” në Kumanovë dhe e përfundoi atë në gjimnazin Uoteruill Elizian Moristoën në Minesota, SHBA. Në vitin 1998 u diplomua në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Fakultetin Ekonomik dhë në po në të njëjtin fakultet mori gradën për master në vitin 2003. Ai përfundoi studimet e doktoratës në ekonomi në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Malit të zi në vitin 2008, ku mori titullin Doktor i shkencave ekonomike.

Flet në mënyrë të rrjedhshme gjuhën angleze, përdorues i gjuhës gjermane dhe shfrytëzues i një sërë sistemesh të integruara informacionesh.

Më 12 dhjetor është zgjedhur kryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë LSDM, duke e zëvendësuar liderin e deritanishëm të kësaj partie Zoran Zaev, i cili erdhi në krye të kësaj partie nga viti 2013, por që kishte dhënë dorëheqje pas humbjes së zgjedhjeve lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat